Protestuesit për vrasjen e Marigonës, i gjuajnë me ngjyrë të kuqe policët e Kosovës

Pak minuta më parë ka nisur protesta për vrasjen e Marigona Osmanit, vajzës 18 vjeçare nga Ferizaj.
Disa protestues kanë nisur të hedhin ngjyrë të kuqe kundrejt pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
“Policia i ka durtë me gjakë, policia i ka durtë me gjakun e grave”, “Jeta e grave hajgare për policinë, dhunesit në burg”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve./IndeksOnline/