75 Mall Live Search
17:26 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Protestuesit përleshen me policinë në Bruksel

Në protestën e “jelek-verdhëve” sot në Bruksel ka shpërthyer në dhunë, për shkak të të cilës policia është detyruar të përdorë sprej piperi.

Qindra protestues protestuan kundër padrejtësive shoqërore, dhe në këtë protestë kishte njerëz me pantallona të zeza që provokuan sulme ndaj organeve të sigurisë.

Në shumë vende kishte përleshje me policinë dhe disa persona u arrestuan.

Agjencia e lajmeve AP transmeton se përplasjet ndodhën pranë selisë së BE-së.