13:20 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Protestuesit përpiqen të hyjnë në teatrin ku ndodhej Macron, momente të vështira për Presidentin francez

Momente të këqija për Presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshorten e tij.

Dhjetëra manifestues tentuan të hynin në një teatër të Parisit, ku ishte i pranishëm kreu i Elizesë për të ndjekur një shfaqje.

Policia ka arritur të bllokojë protestuesit që janë ngritur kundër reformës së pensioneve.

Truprojat e Presidentit ndërhynë duke zhvendosur Macron dhe Brizhit në një vend të sigurt.

Pasi gjendja e tensionit kaloi, ata u rikthyen sërish në sallën kryesore ku ndoqën shfaqjen deri në fund të saj.