75 Mall Live Search
22:47 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protestuesit serbë në Banjallukë u thonë policëve “Shkoni në Kosovë”

Në Banjallukë sot ka ndodhur një përleshje ndërmjet protestuesve serb dhe policëve të këtij entiteti në Bosnjë e Hercegovinë.

Kjo për shkak se Policia e këtij shteti ka arrestuar Davor Dragiçeviq, kërkesa e të cilit për zbardhjen e vdekjes së djalit të tij, Davidit, ka nxitur protesta edhe muaj më parë.

Sot, atë policia e ka ndaluarnë kryeqytetin e Republikës së serbëve të Bosnjës, pasi ai nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për t’u marrrë në pyetje.

Mirëpo, gjatë përleshjes me policinë u dëgjuan edhe fjalët e protestuesve “Shkoni në Kosovë”

Thirrje të tilla publike që tingëllojnë si thirrje për luftë, nuk ka pasur kaherë nga kjo anë.

Nga politikanët e Republikë Serbe shpesh kanë ardhur porosi kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Shikoni videon.