Protestuesit zbarkojnë “me sabah” në zyra të ZRRE-së, kërkojnë garanci për moshtrenjtimin e rrymës, ose…

Aktivistët e grupit “Asnji cent ma shumë” gjatë mëngjesit të sotëm po protestojnë para zyrave të ZRRE-së kundër rritjes së çmimit të energjise elektrike.
Protestuesit po kërkojnë që të marrin një zotim nga ZRRE-ja që të mos ketë shtrajtim të energjisë elektrike.
“Po du me e pyet dikënd për shtrenjtim të rrymës për shtrajtim të rrymës qysh trajtohet një herë 15 njëherë 20, 130% brenda 4 vjetëve”, thotë një nga aktivistët.
Te dera e ZRRE-së, ndërkohë, janë pozicionuar disa zyrtarë policorë, të cilët janë të angazhuar për t’u përkujdesur për mbarëvajtjen e protestës.
Më poshtë mund të shihni pamje nga protesta./IndeksOnline/