75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Protestuesit zihen me njëri-tjetrin, aty edhe dy reperet e njohur!

Pas protestës së dhunshme përpara ministrisë së Brendshme, qytetarët kanë marshuar drejt kryeministrisë.

Shiu i dendur nuk i ka ndalur ata të vazhdojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Por ajo që ka bërë habi ka qenë një sherr i nisur prej disa të rinjve me njëri-tjetrin.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip, në sherr duken dy reperët e njohur, Stresi dhe Big Kik. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Ndërkohë qytetarët vazhdojnë të jenë të grumbulluar në dy vende, para kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme.