Proton Cable Prizreni përforcohet me dyshen kosovare

Ptoton Cable Prizreni ka nisur përforcimet për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi prizrenas ka zyrtarizuar dy basketbollistë kosovar, shkruan IndeksOnline.
Rron Dahsyla nga Peja dhe Drilon Shala nga Golden Eagle Ylli, janë zyrtarizuar te Proton Cable Prizreni.
“Rron Dahsyla dhe Drilon Shala janë zyrtarisht pjesë e ekipit tonë!
Rroni nga Peja dhe Driloni nga Golden Eagle Ylli – dy emra që premtojnë shumë dhe do të jenë vlerë e shtuar për ekipin tonë.
Mirë se erdhët në familjen tonë!
Dhe… kjo nuk është e tëra surprizat vazhdojnë! “, thuhet në njoftim./IndeksOnline/