19:29 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Prova e vërtetë e Solskjaer, shtatë derbi në dy muaj

Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur mjaftë mirë aventurën si trajner i Manchester United.

Që kur morri vendin e lirë të lënë bosh nga Mourinho, norvegjezi fitoi të gjitha ndeshjet në Premierligë.

Por prova e vërtetë për do të jetë deri në muajin mars, shkruan Indeksonline.

Ai në dy muajt e ardhshëm do të luaj kundër Tottenham, Arsenal, PSG (dy ndeshje), Liberpool, Arsenal dhe Manchester City.

Nëse këto do t’i kaloj me sukses, Solskjaer mund të marr një kontratë afatgjate në fund të sezonit. /IndeksOnline/