21:34 / E Enjte, 09 Korrik 2020

Provat e jetës kaotike mes alkoolit dhe drogës prezantohen në gjyq kundër Johnny Depp

Foto shokuese të jetës kaotike me droga dhe alkool janë shfaqur sot në Gjykatën e Lartë në Londë, ku ylli i Hollywood-it, Johnny Depp është në beteje ligjore me gazetën britanike “The Sun” dhe ish-gruan Amber Heard.

Protagonisti i filmit “Piratët e Karaibeve” ka paditur gazetën që e ka quajtur “rrahës i grave”, për çka Depp ka thënë se janë pretendime “të sëmura dhe të pavërteta”.

Depp pranon se ka përdorur kokainë gjatë asaj që ai quan “periudha e ij peruviane”, dhe thotë se ish-gruaja e tij shfrytëzon përdorimin e drogave për ta quajtur “monstër”.

Në foto tregohej masa e vërtetë e abuzimit të Depp me substancat. Imazhet e marra në vitin 2013 shfaqen për herë të parë për publikun.

Në një prej tyre shihet një mori tipe drogash të vendosura në një tavolinë të xhamtë. Në një tjetër shihet një gotë uiski pranë një kutie të drunjtë e mbishkruar me fjalët “Pronë e JD” dhe me kafkë e kocka të kryqëzuara përpara.

Një kartë krediti qëndron pranë katër vizave të pluhurit të bardhë që besohet se është kokainë, dhe një tub plastik për thithje narkotikësh. Në një tjetër shihen viza pluhuri të bardhë mbi një banak të mermertë, pranë një karte banke dhe një cope letre të rrotulluar tub.tch

Mos i humb