Provat e lira në Kinë: Bottas “fluturon”, Vettel i dyti, zhgënjen Hamilton
Ndalesa e tretë sezonale për Formulën 1 do të jetë Çmimi i Madh i Kinës, ku sot janë zhvilluar edhe dy sesionet e provave të lira.Ka qenë piloti finlandez i Mercedesit, Valteri Bottas, ai që ka vendosur kohën më të shpejtë në pistën kineze, duke konfirmuar se ka një formë spektakolare këtë sezon.
Pas tij është renditur gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili duket se e ka marrë veten pas një gare për t’u harruar në Bahrein, ndërsa i treti piloti i Red Bull, Max Verstappen.
Vetëm vendi i katërt për kampionin e botës në fuqi, Lewis Hamilton, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc regjistroi kohën e shtatë më të mirë. Ky i fundit pati probleme me makinën e tij, të cilat skuadra italiane shpreson t’i rikuperojë para provave zyrtare nesër, ku do të përcaktohet edhe radha e nisjes.
#F1 #Race1000: Valtteri #Bottas leads the way after #FP2 on Friday#ChineseGP #Shanghai #Mercedes @MercedesAMGF1 pic.twitter.com/QtjEjfxumS
— Tobi Ebner (@Tobi_Ebner_90) April 12, 2019