75 Mall Live Search
16:26 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Provat zyrtare në kaos, Kubica e Leclerc aksidentohen dy herë

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, që po zhvillohen aktualisht në pistën qytetase të Baku, janë ndalur dy herë. Shkak janë bërë aksidentet në pistë.

Në sesionin e pare të provave zyrtare, në kthesën nr.8 është përplasur makina Williams e Robert Kubica, që u rendit i fundit. Po në këtë kthesë, në sesionin e dytë të provave zyrtare, u përplas makina Ferrari e Charles Leclerc.

Dy aksidente identike, në të njëjtën vend dhe me të njëjtën dinamikë. Të dy pilotët shkuan më shpejt seç duhet në një kthesë dyshe dhe në një pistë shumë të ngushtë, duke mos evituar dot kontaktin me barrierën mbrojtëse.

Në rastin e parë provat zyrtare u ndalën rreth 30 minuta, deri në pastrimin e pistës dhe sistemin e zonës së aksidentuar. E njëjta gjë edhe pas aksidentit të dytë, me komisarët e pistës që ende po sistemojnë zonën e dëmtuar, ndërkohë që provat janë ndalur sërish.