75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

Provohet në dy pozicione, Reece James tregon se cili është më i përshtatshmi

Kapiteni i Chelseat, Reece James kohët e fundit ka luajtur në dy pozicione, atë të mbrojtësit të krahut dhe mesfushorit kreativ.

Në një intervistë, ai u pyet për pozicionin e preferuar, shkruan Indeksonline

James thotë se të dyjat tashmë i kanë “hy” në gjakë.

“Të jem i sinqertë nuk kam ndonjë preferencë. Kam luajtur tashmë në dy pozicionet. Po të më pyesni para një viti, ndoshta do të kisha një preferencë. Por tani kam luajtur në dy rolet.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe që po i ndihmoj bashkëlojtarët e mi”, u shpreh James

Kujtojmë që Chelseat sonte luan ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Carabao Cup./Indeksonline/