Provoi disa herë fjalëkalimin e gabuar, vogëlushi bllokon iPad-in për 48 vite!
Teknologjinë nëse mundeni mbajeni sa më larg duarve të fëmijëve tuaj, pasi mund të iu ndodh e paimagjinuara.
Një personi në Nju Jork i ndodhi diçka interesant, pasi fëmija i tij i vogël mori iPad-in në duar kur ishte vetëm, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.
“Mund të duket gënjeshtër, por djali im 3 vjeçar mori sot iPad-in dhe provoi ta zhbllokoj vazhdimisht. A keni ide çka ndodhi? Në ekran doli njoftimi se iPad është bllokuar dhe se mund të provojmë pas 25,536,442 minutash”, ka thënë babai.

Për ata që nuk dinë të bëjnë matematikën, i bie që duhen më shumë 48 vite për të provuar prapë për ta zhbllokuar iPad-in. Pra, ai mund të përdoret përsëri dikur në vitin 2067.
Apple vendosi këtë kriter sigurie në pajisjen iPad, sa herë provoni fjalëkalimin gabimisht, zgjatet koha kur mund të provohet fjalëkalimi tjetër.
Babai postoi në internet këtë veprim të djalit të tij, derisa mori komente të shumta, disa mundoheshin ti gjenin zgjidhje e disa bënin shaka.
“Vetëm lidhe me kompjuter dhe mund të kyçeni në iPad”, “fute në një qese me oriz”, “koha kalon shpejt dhe do ta zhbllokoni atë”, ishin disa nga komentet që iu lanë atij në postimin që bëri në Twitter. /Indeksonline/
Uh, this looks fake but, alas, it’s our iPad today after 3-year-old tried (repeatedly) to unlock. Ideas? pic.twitter.com/5i7ZBxx9rW
— Evan Osnos (@eosnos) 6 prill 2019