Provokimi i radhës nga Vuçiqi: Jam krenar që po delegjitimoj shtetësinë e Kosovës, do ta bëj edhe në të ardhmen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është krenar që po delegjitimon shtetësinë e Kosovës.
Sipas Vuçiqit, këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
“Në Kosovë po shkruajnë se janë të shqetësuar për fushatat që po bëj për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës. Unë jam krenar që delegjitimoj shtetësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti serb ka thënë se Kurti nuk është i interesuar për dialog.
“Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Ai nuk po duket se është i interesuar për dialogun. Besoj se BE-ja nuk dëshiron të mbrojë krimin e organizuar që është i shpërndarë në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi./Indeksonline/