09:43 / E Hënë, 29 Maj 2023 / B O

Provokojnë serbët, flamuri i Serbisë vendoset mbi autoblindën e Policisë së Kosovës

Në Zveçan numri i protestuesve serb po rritet gjithnjë e më shumë. Me rritjen e numrit, po rriten edhe provokimet ndaj Policisë së Kosovës.

Para pak minutash flamuri i Serbisë është vendosur mbi autoblindën e Policisë së Kosovës.

Afër këtyrë zhvillime po qëndrojnë përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët kanë kërkuar që të lirohet objekti i kësaj komune./Indeksonline/