14:48 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / LB

Provokon babai i Haaland-it

Nuk ka munguar përgjigja e Alf-Inge Haland, babait të Erling, për fitoren e Superkupës së Anglisë nga Arsenal.

Të dielën skuadra e “Topçinjve”, pas barazimit 1-1 triumfoi me njëmbëdhjetëmetërsha ndaj Manchester Cityt.

Nëse i biri ka kërkuar të provokojë tifozët kundërshtarë duke i treguar me dorë numrin tre (Tripletën e sezonit të kaluar), Halandi i rritur ka shkuar dhe më tej.

Pikërisht në rrjetet e tij sociale i ka dhënë urimet e tij Arsenalit dhe më pas ka hedhur “dorashkën”: “Bravo Arsenalit, shumë urime për fitoren. Tani do t’ju shohim nëse do të jeni favorit për Premier League”.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe në këtë sezon, duket se dy favoritët e mëdhenj për fitimin e kampionatit anglez janë Arsenali dhe Manchester City. Por gjithçka duhet parë.