07:21 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Provoni disa metoda që ju ndihmojnë t’i qetësoni nervat

Sistemi nervor i njeriut mundëson komunikimin e organizmit me botën e jashtme.

Ky sistem mban nën kontroll mekanizma të ndryshëm në organizëm siç janë: temperature e brendshme, tretja dhe frymëmarrja.

Ka raste të caktuara kur nervat nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre për shkak të funksionit të dobët, traumës, përdorimit të substancave narkotike dhe mangësive në ushqyerje.

Nëse nervat janë të dobëta, organizmi përballet me disa simptoma të forta siç janë: dobësimi muskulor, vështirësi në frymëmarrje, mpirje, marramendje dhe vështirësi në përqendrim.

Ekspertët tregojnë që njeriu mund të përkujdeset për shëndetin e sistemit nervor duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta:

Shmangni situatat stresuese

Shmangni konsumimin e kafesë

Pini sa më shumë ujë

Shmangni duhanin

Sigurohuni të mos pini ilaçe qetësuese pa rekomandimin e mjekëve

Gjithashtu, ju mund të përdorni disa produkte të cilat ju ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të sistemit nervor. Disa nga këto ushqime janë: acidet yndyrore dhe omega-3, çaji jeshil dhe kamomil, bananet, çokollata e zezë, arrat, spinaq dhe thjerrëzat.