75 Mall Live Search
18:30 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / k.v

Provuan t’i vjedhin Ferrarin dhe Pandën, në fund Vidalit i morën Mercedes-in 400 mijë euro

Hajdutët nuk arritën dot t’i vidhnin Ferrarin dhe Pandën futbollistit Arturo Vidal, por ja dolën me sukses që të vidhnin Mercedesin e tij 400 mijë eurosh.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 7 nëntorit të këtij viti, ndërsa zhvillohej derbi mes Milanit dhe Interit në “San Siro”, i cili përfundoi 1-1.

Autorët arritën të hyjnë shtëpinë e Arturo Vidalit, duke thyer xhamat, plaçkitur dhomat dhe marrë shumë sende me vlerë.

Në grabitje përfshihet edhe Brabusi i mesfushorit kilian, që kushton rreth 400 mijë euro, të cilin tifozët e njohin shumë mirë, pasi shpesh është protagonist i fotove dhe postimeve në rrjetet sociale të “luftëtarit” të Interit.

Gjatë momentit të vjedhjes në garazh ndodhej edhe Ferrari i tij dhe një Fiat Panda, të cilët nuk ishin arritur të grabiteshin./albeu.com/