75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Z S

PS-ja drejt mandatit të katër, Rama nis punimet te “Shtëpia e Europës”

Ndërkohë që ende vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook.

Rama ka treguar se kanë filluar përgatitjet për takimin e gjashtë i komunitetit politik evropian do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Tiranë, më temë: “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.-

Kryeministri shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë, e mbuluar me piktura.

“Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…”,është shkrimi që Rama i ka bashkëngjitur videos ku duket duke bërë punime.