75 Mall Live Search
22:17 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Z S

PS refuzon kërkesën për komisionet, opozita braktis sallën pas 12 orësh përplasje në Kuvend

Pas rreth 12 orësh debate e përplasje, opozita braktisi punimet e seancës maratonë të së enjtes, pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e saj për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit.

“Me këtë vendim, ju vetëm sa firmosni fundin e parlamentit… ne do iu përgjigjemi“-ishte reagimi i Sali Berishës.

Dy kërkesat e opozitës sollën përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Për socialistët, rasti McGonigal është një proces i mbyllur tashmë nga drejtësia amerikane.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk heton procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane“-u shpreh Çuçi.

Seanca maratonë e të enjtes nuk solli debate e përplasje vetëm për Reformën në Drejtësi, pas raportimit të Mirela Bogdanit si drejtuese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por edhe për çmimin e xhaketave.

Ishin Sali Berisha dhe Ulsi Manja që për pak momente shkëputën vëmendjen nga debati politik, duke e kaluar në përplasje personale.