75 Mall Live Search
11:20 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

PSD aksion para Qeverisë, 2 vjetori i Qeverisë

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një  aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II.

Ky aksion është mbajtur para objektit të Qeverisë.

Aktivistët e partisë së Dardan Molliqajt kanë hedhur sprej me ngjyrë të verdhë në objektin e Qeverisë.

Zgjim Hyseni, anëtar i kryesisë së PSD-së, kan akuzuar Qeverinë ai dhe shtoi se simbolika e vizës së verdh është që pushteti “nuk ja ka bërë vijë” për dy vjet qeverisje.

“Simbolika e vijës së verdhë është për të treguar në mënyrë të thjesht bilancin kësaj qeverise, qe do të thotë nuk ja kane verë vijë për këto dy vjet”, ka thënë Hyseni.