PSD bashkohet në ekipin e Limajt në Bruksel? Shpend Ahmeti flet pas takimit
Kryetari i Prishtinës, njëherësh lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Në një prononcim të shkurt për “Indeksonline”, ai ka treguar rëndësinë e këtij takimi.
“Kemi biseduar për zhvillimet politike në vend, si dhe poashtu për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Ndërsa, burime brenda takimit kanë konfirmuar se PSD-ja nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt t’i bashkohet ekipit të formuar nga qeveria për bisedimet e Brukselit.
Vlen të theksohet se udhëheqës i këtij ekipi është caktuar të jetë Fatmir Limaj. Derisa ditëve në vazhdim pritet që të marrë dritën jeshile edhe nga Kuvendi i Republikës. /Indeksonline/