15:29 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / LB

PSD dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Naser Hafizit zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, nën dyshimet se i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Frashër Krasniqi nga ky subjekti ka folur për mediat pas dorëzimit të kallëzimit penal.