PSD-ja dorëzon nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarje të Kuvendit
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e 12 deputetëve të saj për seancën e datës 22 gusht e thirrur për shpërndarjen e legjislaturës aktuale.
Shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, deklaroi se zgjedhjet janë rruga përpara dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.
“Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tashmë e ka shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete nddërsa e ka gati ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtjesore”, tha ai.
Ndërkohë, para dy ditësh, edhe lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar nënshkrimet e 19 deputetëve për seancën e 22 gushtit.
