PSD e vlerëson skandaloze kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar 30 ditë paraburgim Molliqajt

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të caktohet masa e paraburgimit ndaj kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.
Nol Nushi nga ky subjekt e ka quajtur skandaloze këtë kërkesë.
“Sikur të mos mjaftonte arrestimi me 60 police, tash po duan t’i mbajnë mbyllur për 1 muaj”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Nushit:
SKANDAL
Prokuroria e shtetit ka kerkuar 30 DITE PARABURGIM, per Dardanin e Ademin.
Sikur te mos mjaftonte arrestimi me 60 police, tash po duan t’i mbajne mbyllur per 1 muaj.
Kjo nuk ka asnje logjike juridike prandaj eshte sjellje tipike e politike.