75 Mall Live Search
19:25 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / b l

PSD hap sonte fushatën zgjedhore

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sonte nga ora 21:00, do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës.

Këtë, kjo parti tha se do ta bëjë përmes një aktiviteti simbolik në kryeqytet.

Aktiviteti, sipas PSD-së, do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, prapa Kuvendit të Kosovës, ndërsa thanë se para mediave do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.