PSD-ja kërkon ndihmën e qytetarëve për të paguar gjobën prej 20 mijë eurosh

PSD është dënuar nga Agjencia e Informimit dhe Privatësisë me 20 mijë euro, për shkelje të të dhënave personale. Anëtari i PSD-së Nol Nushi i cili e ka quajtur këtë një sulm të pastër politik, ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për të paguar gjysmën e dënimit, me qëllim që të mos përballen me përmbarues.
Postimi i Nushit në Facebook:
Sulm i pastër politik. Paramendo, na kanë dënu për publikim të te dheënave të peticionit kundër Zajednices, ndonese kjo nuk ka ndodhe.
Janë 7 masa ligjore qe parashihen për ata qe publikojnë këso te dhëna, kurse Agjensioni e ka zgjedhe ndaj nesh masen me ekstreme.
Ndaj ketij vendimi nuk na lejohet as te ankohemi, prandaj duhemi me e pagu gjysmen ne menyre qe te mos përballemi me përmbarues.
Tendenca është qe te na e pamundësojnë opozitarizmin, prandaj po kërkojmë ndihmën e secilit nga ju qe keni vullnet!