PSD-ja me aksion mbi urën e Ibrit, shtohen forcat policore
Duke filluar nga ora 13:00, mbi urën e Ibrit do të mbahet një aksion simbolik nga Partia Socialdemokrate.
Me këtë rast, prania e forcave policore është shtuar përreth urës së Ibrit.
Akoma nuk dihet se në ç’formë do të realizohet aksioni, shkruan Indeksonline.
Teksa përreth urës së Ibrit janë shtuar forcat policore, mbi urë vazhdojnë të patrullojnë njësite të KFOR-it.
Indeksonline ju sjell pamje nga Mitrovica.