75 Mall Live Search
11:58 / E Martë, 13 Maj 2025 / Z S

PSD-ja me Dardan Molliqajn pjesë e protestës kundër kryetares së Gjykatës Speciale

Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet të mbajë një konferencë shtypi.

Mirëpo kjo konferencë nga ana e saj po kundërshtohet fuqishëm nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë parë në numër të madh në vendin ku Trendafilova pritet që pas pak duke filluar nga ora 12:00 të mbajë një konferencë shtypi.

E pjesë e protestës janë edhe nga Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj./Indeksonline/