11:39 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / k.v

PSD ja zë derën kryetarit të ZRrE-së, kërkon sqarime rreth ngritjes së çmimit të rrymës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj së bashku me aktivistë të kësaj partie ja kanë zënë derën kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahut për të kërkuar sqarime rreth tarifave të reja të energjisë elektrike.

Molliqaj i ka bërë disa herë pyetjen e njëjtë pse nuk po i bëjnë publike raportet rreth ngritjes së çmimit të rrymës.

Ai e ka akuzuar Fejzullahun se ka gënjyer kur ka thënë se nuk ka ngritje të çmimit të rrymës deri në 800 kv.