10:23 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

PSD kërkon debat parlamentar për Vettingun

Partia Socialdemokrate përmes deputetes Shqipe Pantina, ka bërë kërkesë për debat parlamentar lidhur me rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues.

Ky proces nga PSD shihet si një mundësi që të krijohen mekanizma përmbajtjesorë që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare. Sipas PSD, kjo kërkesë është mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë.

Në njoftimin e partisë thuhet se Partia Social Demokrate është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të drejtësisë me integritet, profesional dhe të besueshëm.