14:44 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

PSD kërkon nga Veseli të thërras urgjent mbledhje të Kryesisë së Kuvendit

Partia Socialdemokrate i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që të thërras urgjent një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Në një postim në Facebook, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka shkruar se Kuvendi nuk ka kuptim të pushoj, por duhet të kthehet dhe të vazhdoj punën, transmeton Indeksonline.

“Sot dorëzuam kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenaret që po përmenden. Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë. Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, në kërkesën e nënshkruar nga 12 deputetët e PSD-së, deputetët kanë kërkuar që Kuvendi të mbaj një mbledhje të kryesise të hënën nga ora 10:00. /Indeksonline/