75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

PSD kundër sloganit të VV-së: Aksioni i sotëm “I gjithë pushteti i sovjetëve”

PSD-ja është duke mbajtur një aksion simbolik në objektin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ekipi i Indeksonlinet ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe shihen anëtarët e kësaj partie.

Ata kanë shkruar në muret e objektit të Qeverisë “Krejt dhe drejt=I gjithë pushteti sovjetëve”.

Dardan Molliqaj para mediave tha se përmës asaj që kanë shkruar në muret e Qeverisë besojnë se është thelbi i kësaj fushate.

“Duket dicka e drejtë, por ky është vetëm si sipërfaqe, asgjë më mirë së slogani i VV-së nuk e paraqet në thelb se çka është VV-ja sot. Në kuptimin e mendësisë është e vjetër.

Krejt dhe drejt vjen pas një qeverië të dështuar të vitit të kaluar. Paraqet në thelb mendësinë e vjetër që dëshiron që gjithë pushteti të përqendrohet të një parti. Ndryshimi i parë ka qenë që është ndrru statusi i kësaj partie, edhe kryetar i partisë edhe kryeministër. Frika e dytë është në momentin që kanë pretendu që do kenë më shumë deputetë”./Indeksonline/