75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 21 Tetor 2022 / k.v

PSD me aksion në Kuvend: Vendos stikersa me mbishkrim “Kuvend jodemokratik” (Foto)

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.

Aktivistët e kësaj partie kanë vendosur në dyert e Kuvendit të Kosovës stikersa me mbishkrim “Kuvend jo demokratik”.

Policia e Kosovës ka monitoruar aksionin ndërsa nuk është njoftuar për ndonjë incident./IndeksOnline/