75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 23 Qershor 2023 / S Z

PSD me aksion para Qeverisë, kërkon përgjegjësi për vdekjet në vendin e punës

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke shprehur kështu reagimin e tyre lidhur me trajtimin që po u bëhet punëtorëve në Kosovë, të cilët çdo ditë rrezikohen në vendin e punës.

 Përmes këtij aksioni ata kanë kërkuar përgjegjësi për vdekjet në vendin e punës.

Para objektit të Qeverisë, kanë vendosur kapelat e punëtorëve, si shenje përkrahje e njëkohësisht dhe revolte me pasigurinë e punëtorëve në vendin e  tyre të punës./Indeksonline/