12:24 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

PSD me aksion simbolik ndaj Vjosa Osmanit, e akuzon se nendegën e partisë e ka bërë në Presidencë!

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar aksionin simbolik të radhës.

Para dyerve të Presidencës, aktivistë të PSD-së bashkë me kryetarin Molliqaj kanë vaneodsur mbishkrime: “Lëvizja Vetëvendosje, nëndega-Presidencë, kryetare-Vjosa Osmani”.

Krejt kjo si akuzë ndaj ushtrueses së presidentes, Vjosa Osmani se po mban takime politike dhe po bën aderime pikërisht në Zyrën e Presidencës.

Edhe partitë e tjera në vend kanë kritikuar Osmanin për takimet politike në zyrën e saj./Indeksonline/