16:44 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / MSH

PSD proteston përpara Ministrisë së Drejtësisë: Kryeministri mbrëmë e pranoi asociacionin

Partia Socialdemokrate ka protestuar përpara objektit të Ministrisë së Drejtësisë.

Aktivitstët e kësaj partie kanë protestuar nën moton “Një grusht qershi për Kryeministrin!”.

Ata kanë vendosur qershi përpara hyrjes së objektit.

“Përmes kësaj periudhe e morëm vesh që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin gjermano-francez. Në të njëjtën kohë, mbrëmë Kryeministri i Kosovës, përmes bartësit të tij na njoftoi se ka hequr dorë nga gjithë këto manovra… Në marrëveshjen e mbrëmshme Kryeministri e ka pranuar edhe asociacionin” ka thënë i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se qershitë janë vendosur duke u bazuar në fabulën e famshme me qershi.