75 Mall Live Search
09:13 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / L K

PSD sot me aktivitet para EULEX-it

Partia Socialdemokrate, do të mbajë sot aktivitet simbolik pranë zyrave të EULEX-it.

Aktiviteti do të fillojë prej orës 13:00, ndërsa arsyeja e aktivitetit ende nuk është bëre e ditur.

Bejmë të ditur se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ditën e djeshme dorëzoi në Kuvendin e Kosovës ftesa për të gjithë deputetët, përveç deputetëve të Listës Serbe, për t’u bashkuar rreth iniciativës për amedamentimin e ligjit të Dhomave të Specializuara.

Ndërkaq me 24 dhjetor kanë paralajmëruar protestë gjithëpërfshirëse në sheshin “Zahir Pajaziti”, kundër Gjykatës Speciale./IndeksOnline/