19:07 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / LB

PSD: Ujdia për depërshkallëzim, dorëzim i qeverisë

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë që me marrëveshjen e depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, qeveria e këtij vendi është dorëzuar.

“Marrëveshja e djeshme është praktikisht kapitullim politik i Kurtit karshi kërkesave të tij dhe situatës në veri”, ka thënë Nushi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Sot jemi kthy në situatën e para një muaji e gjysmë – pra po bie në intervalin prej një muaji e gjysmë kur Kosova i mori sanksionet dhe praktikisht u izolua në disa qarqe ndërkombëtare, e mori vërejtje serioze nga të gjithë aleatët e përhershëm të Kosovës, u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, njërit ushtar iu amputua këmba për fat të keq”.

Sipas Nushit, u bë tërë kjo zhurmë dhe Kosova u përball me sanksione vetëm që të kthehet në pikën zero.

Edhe e gjithë kjo ndodhi që në fund të kthehemi në pikën zero ku po plotësohet ajo që Kurti e quante kërkesë e Vuçiqit: heqja e policisë nga objektet komunale”.

“Edhe këtu nuk po flasim për njësi speciale sepse marrëveshja flet për policinë në përgjithësi”.