19:59 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

PSD vazhdon me “rekorde”, hap një zyre “gjigante” në Suharekë

Partia Social Demokrate ka themeluar degën e radhës në komunën e Suharekës.  Mirëpo, tek partia e Shpend Ahmetit duke se s’po ka interesim të madh të qytetarëve.

Në fotot e publikuara nga PSD-ja shihen 27 anëtarë, të komunës e cila ka mbi 60 mijë banorë.

Postimi i plotë:

PARTIA SOCIALDEMOKRATE ME ZYRE EDHE NË THERANDË

 Sot, Theranda ishte adresa e hapjes së zyrave të Partisë Socialdemokrate, që po shtrihet dhe zgjerohet gjithandej Kosovës. Në praninë e mbështetësve vendorë; nënkryetari Visar Ymeri, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori për Therandë Leonard Shala; theksuan rëndësinë që ka krijimi i infrastrukturës së nevojshme logjistike dhe strukturore, si mundësi për t’i përhapur sa më shumë politikat e reja zhvillimore dhe sociale të Partisë Socialdemokrate në tërë Republikën e Kosovës.

Theranda është një nga komunat që ka paguar më së shumti koston e qeverisjeve të korruptuara në nivel qendror dhe lokal. Mungesa e ujit të pijes, ndriçimit dhe hapësirave publike; si dhe prerja e pyjeve dhe ndotja e mjedisit janë sot vetëm disa nga problemet e shumta të Therandës, të cilat dëshmojnë për nevojën e ushtrimit të politikave socialdemokrate. Për bashkëveprim në funksion të parandalimit të abuzimit të resurseve të përbashkëta ekonomike; si dhe për angazhim, mobilizim e organizim drejt përfshirjes së qytetarëve shumicë, të cilët janë përjashtuar dhe harruar nga pushtetet e kapura të pakicës. 

Temat: