75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Z S

PSD: Vendimi i fundit i Kurtit është vetëm për me e mbrojt karrierën e pushtetin

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion pranë pikës kufitare  me Merdarin.

Në një prononcim për media Donjeta Demolli ka kjo parti ka thënë se vendimi i fundit i Kurtit është vetëm për me mbrojt karrierën e pushtetin

‘’Mundeni me  përforcimin e policisë së Kosovës për me rujt këtë pllakatë që don me vu në pah veprimin e Kurtit. Kurti po bën politikë të pandershme. Ky është vendimi për deklarimin e mallrave, ky vendim u kthy vetëm për me mbrojte karrikën e pushtetin e tij’’, është shprehur ajo.

Lejimi i mallrave erdhi kur Kurtit ju lëkund karrika në Procesin e Berlinit, ka shtuar më tej Demolli./Indeksonline/