75 Mall Live Search
21:24 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

PSD zyrtarizon nëndegën në Kolovicë

Partia Social Demokrate (PSD) ka zyrtarizuar hapjen e nëndegës edhe në Kolovicë të Prishtinës. Kryetari i partisë, Shpend Ahmeti ka thënë se këtë vit ka edhe linjë të veçantë në buxhetin e infrastrukturës për Kolovicë.

“Këtë javë kemi zyrtarizuar hapjen e nëndegës së PSD në Kolovicë. Sivjet kemi edhe linjë të veçantë në buxhetin e infrastrukturës për Kolovicë.

Nëndega jonë përveç organizimit do të na ndihmojë edhe në identifikimin e prioriteteve për lagjen”, ka shkruar Ahmeti në një status në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/