Pse 14? Shpjegimi interesant i Xhavit Halitit
Xhavit Haliti, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e PDK-së, e ka shpjeguar simbolikën e numrit 14-të që e mban në listën e partisë.
“Numri 14-të është simbol i legjendave që kanë shkruar histori në futboll.
Nga Johan Cruyff-i te Thierry Henry e Xabi Alonso, ky numër gjithmonë u takoi atyre që bënin diferencën.
Edhe politika, në fund të fundit, është një lloj sporti: kërkon vizion, guxim dhe lidership për të fituar”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

