Pse Bebe Rexhës i janë shuar ëndrrat për të fituar një çmim ‘Grammy’

Bebe Rexha do të marrë pjesë këtë vit në “Grammy Awards” për herë të dytë bashkë me David Guettan, falë një nominimi të përbashkët.
Këngëtarja e njohur e muzikës pop dhe DJ i njohur janë nominuar këtë vit për çmimin “Kënga më e mirë e zhanri Dance/Pop”, dhe kanë bashkëpunuar në disa këngë të njohura ndër vite, që nga bashkëpunimi i tyr i parë “Hey Mama” në vitin 2015, e deri te hiti viral i vitit 2022, “I’m Good (Blue)”.
Por a shpreson Bebe Rexha tani për një çmim Grammy?
“Jo. Mendova me siguri se me ‘Meant To Be’ e kisha në xhep. Me ‘I’m Good’ isha pak e pasigurt sepse Beyonce ishte në kategorinë dhe ishte si, ‘Nëse do të humbasësh nga dikush, do të jetë nga Beyonce’. Por me ‘Meant To Be’… nëse nuk e fitova për atë, nuk pres të fitoj për asgjë tjetër. Por kurrë nuk i dihet”, tha Bebe Rexha për Forbes.