75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 16 Maj 2024 / G T

Pse Chelsea i bëri gjashtë zëvendësime mbrëmë?

Skuadra e Chelseat mbrëmë shënoi fitore të madhe ndaj Brightonit me rezultatin 1:2, në ndeshjen e mbetur të Premier League.

Në pjesën e parë, Mudyku pësoi një lëndim në kokë dhe u largua nga loja – për ta zëvendësuar atë në fushë erdhi sulmuesi francez, Christopher Mdyku, shkruan Indeksonline

Pak është vërejtur nga tifozët, por trajneri argjentinas, Maurizio Pochettino mbrëmë bëri gjashtë zëvendësime.

Pse ndodh kjo?

Klubet e Premier League-s votuan një ligj që ka të bëjë për zëvendësim shtesë nëse lojtari pëson tronditje në kokë.

Ky ligj u votua gjatë vitit 2021 dhe tashmë skuadrat kanë të drejtën të bëjnë gjashtë apo shtatë ndërrime nëse lojtari pëson ndonjë lëndim të rëndë në kokë.

Mjekët dhe gjyqtari e vendos nëse kjo ndërhyrje ishte e ashpër dhe që lojtari nuk mund të rikthehet më në fushën e lojës për shkak të tronditjes.

Image

Prandaj, Chelsea mbrëmë bëri gjashtë zëvendësime dhe arriti t’i merrte tri pikë të mëdha në “Amex Stadium”, duke kaluar kështu në pozitën e gjashtë që momentalisht çon në UEFA Conference League./Indeksonline/