18:32 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Pse Demi Moore zgjodhi tre vajzat dhe veten për të reklamuar rrobat e banjës që krijoi vetë?

Demi Moore ka sjellë koleksionin e saj të ri të rrobabanjove dhe për modele zgjodhi vajzat dhe veten.

Aktorja e njohur e cila ka tre vajza me ish partnerin e saj, Bruce Willis, përkatësisht Rumer, Scout dhe Tallulah.

Veshjet e promovuara kanë bërë shumë bujë, sigurisht sepse i ka veshur Demi. Nga ana tjetër vetë aktora tregoi sa e lumtur është për këtë koleksion të ri. “Vitin e fundit të jesh pranë atyre që do ka më shumë vlerë se kurrë. Për mua ishte e rëndësishme të përfshija vajzat në këtë fushatë sepse doja të tregoja lidhjen e fortë emocionale që do kenë këto veshje. Uroj që të gjithë të krijoni kujtime me njerëzit që doni më shumë duke i veshur”, shkroi ajo. Kështu Demi na tregoi se me vajzat i pëlqen të punojë, e në mënyrën më emocionale të mundshme po bën edhe biznes me imazhin e tyre./revistawho.com