07:40 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Pse dhimbjet kronike te femrat janë misterioze?

Dhimbjet te femrat janë një nga fenomenet për të cilat dihet shumë pak në medicinën moderne.

Të paktën 30 për qind të femrave vuajnë nga dhimbja gjatë seksit dhe një ndër pesë femra ka dhimbje të mëdha menstruale të ngjashme me sulmin në zemër.

Tash, një ekip pranë Universitetit të Teksasit ka gjetur evidenca të qarta se dhimbja vetvetiu manifestohet ndryshe në qelizat e femrave në krahasim me meshkujt.

Me fjalë tjera, nuk dihet aq shumë rreth dhimbjeve te femrat pasi kërkimet janë kryer në qelizat e meshkujve, me vlerësimin se rezultatet “jashtëzakonisht specifike” do të mund të aplikohen edhe te femrat.

Studimet shtesë janë kryer me qëllim që barna të caktuar mund të ndikojnë te meshkujt, por jo edhe për femra dhe anasjelltas.

Për fat të keq, hulumtuesit ankohen se në arritjen e këtij zbulimi kanë gjetur një mënyrë të re për të trajtuar dhimbjen te meshkujt, por jo edhe te femrat që vuajnë nga shumë dhimbje kronike.

Studimi i ri filloi në vitin 2014, pasi Institutet Kombëtare të Shëndetësisë urdhëruan të gjitha sprovat para-klinike për të përfshirë të dhënat e meshkujve dhe femrave.

Autori kryesor i studimit, Ted Price, nga Grupi kërkimor për dhimbje neurobiologjike, thotë se ka dallime jashtëzakonisht të fuqishme ndërmjet gjinive për atë se si dhimbja bëhet kronike.

Për të vlerësuar dallimet, Price dhe kolegu i tij Salim Megat kanë manipuluar receptorët për dopaminën në minjtë meshkuj dhe femra.

Dopamina është një lloj molekule, e cila lirohet nga qelizat e nervave për të sinjalizuar nervat tjera. Ajo mund të nxisë një valë lumturie dhe përgjithësisht mbahet si një antidot për dhimbjen.

Sidoqoftë, Price dhe Megat zbuluan se manipulimi i këtyre receptorëve vetëm dëmtonte dhimbjet kronike te minjtë meshkuj, por nuk kishte asnjë ndikim te femrat.

“Kjo më bën të besoj se ne duhet të bëjmë barna specifike si për meshkuj, ashtu edhe për femra kur bëhet fjalë për dhimbje kronike”, tha Price.

“Nëse jo, ne mund të kemi nevojë të bëjmë diagnozën për të parë llojet e qelizave të një individi që janë zgjasin dhimbjet, kështu që ne mund të përshtatim terapinë bazuar në mekanizmin bazë. Ne thjesht nuk e bëjmë këtë tani”, shton ai.

Price e pranon se aktualisht nuk mund të krijohen barna specifike për femra, por vetëm për meshkuj, pavarësisht asaj se shumica e pacientëve me dhimbje kronike janë femra.