16:14 / E Hënë, 20 Maj 2024 / AR

Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku dhunonte Cassie?

Zyra e prokurorisë së Los Angeles e dënoi videon tronditëse ku Diddy dhunonte ish-partneren e tij, Cassie, por sërish nuk është në gjendje të ngrejë akuza dhe ta dënojë reperin. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, prokuroria, bëri me dije se për shkak të kufizimeve të ligjit në vend, e ka të pamundur të akuzojë Diddy-n.

“Ne jemi të vetëdijshëm për videon që ka qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet Sean “Diddy” Combs duke sulmuar një grua të re në Los Angeles”, nis deklarata, referuar Cassie. “Ne mendojmë se imazhet janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe të vështira për t’u parë”, vijon postimi, duke shtuar se për fat të keq, autoritetet nuk mund të akuzojnë Diddy-n, pasi prova ka kaluar afatin kohor në të cilin policia mund të veprojë dhe prokuroria të dënojë një person.

Sipas ekspertëve ligjorë, statuti i kufizimeve për sulme të tilla në Kaliforni është 1-3 vjet dhe videoja është xhiruar në vitin 2016. Zyra në fjalë theksoi në deklaratë se ende nuk është paraqitur një rast në lidhje me sulmin e dhunshëm, por inkurajoi “këdo që ka qenë viktimë ose dëshmitar i një krimi, që ta raportojë atë”.Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku

Siç pritej, njerëzit në postime nuk ishin aspak të lumtur me vendimin dhe deklaratën: “Kjo është mënyra se si njerëzit si Diddy shpëtojnë nga krimet dhe kjo ndodh sepse njerëz si ai inkurajohen se qëndrojnë mbi ligjin”, shkroi dikush. “Është koha të përditësojmë ligjet e kufizimit. Nuk ka asnjë arsye pse një viktimë të mos lejohet të raportojë krime të tilla, pasi arratiset nga abuzuesi i saj”. Një tjetër komentues fajësoi hotelin, duke shkruar: “Hoteli e kishte këtë video dhe nuk e raportoi kurrë në polici, as nuk i telefonoi autoritetet. Cassie meriton pajtetër të marrë drejtësi dhe sigurimi i hotelit duhet të jetë në telashe”.Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku

Edhe pse Diddy nuk është akuzuar penalisht për sulm ndaj Cassie, ajo ngriti një padi civile kundrejt tij në vitin 2023, duke e akuzuar reperin për përdhunim, sulm fizik dhe prostitucion gjatë lidhjes së tyre 10-vjeçare. Çështja u zgjidh shpejt për arsye të paqarta. Avokatët e reperit i mohuan akuzat, duke i quajtur pretendimet e Cassie “fyese dhe të egra”.Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku

Videoja në fjalë u publikua më 5 mars 2016 dhe në video shihet Sean “Diddy” Combs shihet duke dhunuar partneren e tij asokohe, Cassie Ventura. Sekuenca filmike e xhiruar nga disa kamera është realizuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli (tashmë i mbyllur) në Los Angeles.

Në video, Diddy shihet teksa del nga dhoma e hotelit për t’u drejtuar tek ashensorët me një peshqir të lidhur rreth belit, në ndjekje të Ventura-s. Ai e kap nga qafa dhe e përplas në tokë. Më pas, kthehet për ta goditur disa herë me shkelma.Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku

Pasi merr nga toka çantën dhe valixhen e saj, reperi kthehet për ta goditur sërish, teksa Ventura është e shtrirë dhe nuk reagon. Më pas, e tërheq ish-të dashurën për t’u drejtuar te njëra dhomë e hotelit. Situata bëhet akoma më e rëndë kur Diddy shihet nga reflektimi i një pasqyre teksa e godet atë me disa objekte të tjera.Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku

Diddy reagoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku u shpreh:

“Për mua është shumë e vështirë të reflektoj në një prej periudhave më të errëta të jetës. Por duhet ta bëj. Ishta shumë rëndë asokohe. Dua të them se kisha prekur fundin, por nuk dua të justifikohem. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video”.

Më tej, ai deklaroi se ka ndjerë neveri:

“Jam i neveritur ndihesha ashtu atëherë, ndihem njësoj edhe tani. Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë, shkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë”.