75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Pse disa pensionistë japonez duan të shkojnë në burg?

Numri i krimeve nga njerëzit e moshuar në Japoni ka pësuar rritje në 20 vitet e fundit.

Arsyeja e kësaj është varfëria pas daljes në pension, transmeton Indeksonline.

Televizioni i famshëm britanik, BBC ka realizuar një storie rreth kësaj dukurie në Japoni.

Ata kanë realizuar një storie me 69 vjeçarin Toshio Takata, i cili kishte hyrë në burg për shkak të varfërisë.

Takata ka treguar që pasi kishte dal në pension, ishte bërë shumë i varfër. Për t’u larguar nga kjo varfëri, ai kishte vendosur të hynte në burg.

“Arrita moshën e pensionit dhe mbeta pa para. Kështu mendova se mund të jetoj pa para nëse do të isha i burgosur” u shprehë fillimisht Takata.

“Kështu mora një biçikletë dhe shkova në polici. I tregova një polici se e kisha vjedhur këtë” vazhdoi ai.

Plani për 69 vjeçarin funksioni i cili u shpall i fajshëm dhe u dënua me një vit burg.

Kjo dukuri në Japoni për çdo vit po rritet./Indeksonline/