17:55 / E Hënë, 16 Maj 2022 / GF

Pse disqet lokale në Windows fillojnë nga germa C?

Sistemi operativ Windows bën të mundur që përdoruesit të ndajnë hardisqet në disqe lokale logjike. Këto disqe lokale përdoren për të ruajtur të dhëna por një prej tyre gjithnjë rezervohet për sistemin operativ dhe është disku lokal “C”.

Të gjithë e kemi pranuar si fakt tashmë se disku “C” është vendi i instalimit të Windows. Në fakt të gjitha programet e reja instalohen në këtë disk por keni pyetur ndonjëherë pse emrat e disqeve lokale fillojnë nga C dhe jo nga A? A ju lejon Windows të ndryshoni emrat e këtyre disqeve?

Ku janë disqe A dhe B?

Para tre dekadash kur disqet Floppy ishin burimi kryesor i hapësirës së ruajtujes tek kompjuterët në vend të hardisqeve, germat A dhe B ju caktoheshin diskut të parë dhe të dytë floppy.

Njëlloj siç sot disku C përdoret për instalimin e sistemit operativ, në kohën e disqeve floppy germa A përdorej për të diskun e parë floppy dhe germa B për diskun e dytë floppy.

Hardisqet debutuan më vonë por nuk nxorën jashtë përdorimi menjëherë disqet floppy. Në vend që ti zëvendësonin disqet floppy me hardisqet, përdoruesit i shfrytëzuan bashkërisht. Si rezultat germa C ju akordua hardisqeve.

Me kalimin e viteve hardisqet zëvendësuan plotësisht disqet floppy për shkak të portabilitetit, shpejtësisë dhe kapacitetit të ruajtjes e madje ndaloi fare prodhimi i tyre. Ende sot e kësaj dite germat A dhe B janë rezervuar për disqet floppy për të ruajtur përshtatshmërinë e pasme.

Në fillimet e veta Windows nuk ishte një sistem operativ siç është sot, përkundrazi ishte një program që funksiononte në DOS. Kur hardisqet u bënë standardi i ri, Windows përdori C për instalim në hardisk.

Kompjuterët modern sot skanë asnjë lidhje me disqet floppy por emërtimi vazhdon të jetë i njëjti. Duke qenë se shumica e softuerëve të shkruar sot bazohen tek C, ndryshimi i emërtimit mund të ndikojë në mënyrën sesi programet funksionojnë në kompjuterin tuaj.

A mund ti përdorni germat A dhe B për hardisqet?

Në kompjuterët modernë mund të ndryshoni emërtimin por Windows nuk indekson ato disqe sepse ato ishin krijuar për disqet floppy.

Kohë përpara se Windows të ekzistonte, ishte DOS që u jepte përdoruesve një ndërfaqe ndërveprimi me kompjuterët. Fillimisht Windows funksiononte si një ndërfaqet e bazuar në MS-DOS por me kalimin e kohësh u shndërruar në një sistem operativ i pavarur nga MS-DOS. /PCWorld Albanian